Një panair i Bashkimit Europian është zhvilluar para pak ditësh në Tiranë. Fokusi i panairit ishte për të ndihmuar të rinjtë që janë të interesuar për të punuar dhe studiuar në vende të ndryshme.

Aida Breti, koordinatore Erasmus Albania tregoi për mikrofonin e Trending se si të rinjtë mund të bëhen pjesë e këtij programi.

Breti tregoi se si studentët mund të financohen për shkëmbime me universitete europiane. Ajo gjithashtu tregon se Erasmus krijon mundësi të specializimeve të mëtejshme jashtë Shqipërisë përmes bursave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb