TIRANE- Për mijëra vjet, xhinxheri është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të panumërta për shkak të efekteve të tij të fuqishme terapeutike dhe parandaluese.
Xhinxhenri ka nivele të larta fitokimikate me efekte shëruese. Bima përmban kurkuminë, disa antioksidant të fuqishëm dhe unik duke përfshirë gingerol, shogaol dhe zingerone. Ginger-rrënja ka minerale si Kalcium, magnesium, sulfur, fosfor, potasium, hekur, baker, mangan, vajra volatile, vitamina B6, C, A, sasi të vogël të acidit pantoten, niacinit, etj. Disa nga vetite mjekësore të xhinxherit të njohuraa jane: antiemetik / antinausea, anticlotting , antispasmodik, antifungal, anti-inflammator, antiseptik, antiviral, antibacterial, antitussive, analgesik, stimulues i qarkullimit, carminative(antifryrje), expectorant, hipotensive, rrit fluksin e gjakut, relakson enët periferike të gjakut, anodyne ( ilaç qetesues), anticancer , antioxidant , aromantik, antirheumatic, aphrodisiac, digestive, muskul relaksues. Përdorimi mjekësor në amenorrhea, aromatherapy, artrite, bruises/sprains, cardiovascular, për kolesterolin, rritjen e qarkullimit të gjakut, për të ftohtin, dhimbje barku, digestion, grip, dysmenorrhea, fibromyalgia, IBS, longivit tonik, lupus, përzierje, artritin-reumatoid, në guzhinë, etj. Xhninxheri është një ilaç ideal kundër infektimeve, inflamacioneve, të ënjturave dhe ngërçeve, por përdoret edhe për qetësimin e kollës, forcimin e imunitetit, parandalimin e ftohjeve , përmirëson memorien.
Në 100g xhenxhefil ka përafërsisht 1.82 g proteina, 0.75 g yndyrë, 18g karbohidrate, 80 kilo-kalori. Kjo bimë është një ilaç i shkëlqyeshëm kundër mundimit, dhimbjeve në stomak, dhimbjes së dhëmbëve, përdoret për sëmundjet e zëmrës. Bima përshpejton metabolizmin, ndihmon gjatë përpunimit të mishit dhe qumështit në organizëm , ndihmon punën e mëlçisë, pra përdoret edhe për heqjen e helmeve nga organizmi. Xhenxhefili ulë vlerat e kolesterolit në gjak, LDL- kolesterol, nivelin e triglicerideve, redukton arteriosklerozen dhe parandalon mpiksjen e gjakut, mund ulë sheqerin në gjake, ulë presionin e gjakut dhe rregullon ritmin e zëmrës, rrit imunitetin e organizmit. Përdoret për të reduktuar inflamacionet, dhimbjet nga osteoartritet(OA), reumatizma. Vaj esencial i xhinxherit është i dobishëm kundër ftohjes, kollës, acarimeve të fytit grykëve, artritit dhe ka qënë përdorur si një afrorodiziak.
Trajtimi i të përzierave dhe të vjellave: Përtypja e xhinxherit mund t`i reduktojë të përzierat dhe të vjellat. Sipas studimeve, xhinxheri mund ta trajtojë ndjenjën e të përzierave pas operacionit, dhe të përzierat nga udhëtimi, sëmundja e detit, etj. Ai është gjithashtu i dobishëm për të përzierat si rezultat i efektit anësor të kimioterapisë.
Ilaç për shtimin e oreksit: Duke ngrënë xhenxhefil të freskët pak para se ta hani ushqimin tuaj ju nxitni një oreks të madh . Xhinxheri mund t`i vërë në lëvizje lëngjet tuaja të tretjes dhe ta shtojë oreksin tuaj.
Ndihmon në tretje: Keni ngrënë shumë ushqim dhe ndiheni të fryrë? Konsumoni xhinxher. Xhinxheri e përmirëson absorbimin dhe asimilimin e ushqyesve thelbësorë dhe ndihmon në tretje. Ai gjithashtu ndihmon në shpërbërjen e proteinave në ushqimin tuaj. Xhinxheri mbron stomakun tuaj kundër ulcerave duke promovuar sekretimin e mukusit.
Antifryrje: Qetësoni stomakun tuaj të trazuar me xhinxher. Vetia karminative (largimi i gazrave) siguron lehtësimin nga fryrja dhe gazrat dhe ndihmon në reduktimin e fryrjes.
Lehtëson dhimbjen e kokës: Aplikimi i pastës së holluar të xhinxherit në ballë besohet se e lehtëson dhimbjen e kokës dhe migrenës. Aftësia e xhinxherit për ta penguar sintezën e prostaglandinës ndihmon në lëhtësimin e dhimbjeve dhe inflamacionit në enët e gjakut duke siguruar lehtësim nga migrena.
Artriti: Vetia analgjetike dhe antiinflamatore e xhinxherit mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve të nyjave të artritit tek disa njerëz. Për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe të nyjave, shtoni pak vaj xhinxheri në dush.
Kuriozitet
Per te gjithe ju qe pelqeni xhinxherin dhe birren nuk mund te lini pa provuar birren me xhinxher te prodhuar qe ne vitet 1700 ne Londer dhe tashme e eksportuar ne te gjithe boten.
(ma.ar/BalkanWeb)
