Tirana do të luajë një ndeshje tepër të vështirë ditën e nesërme përballë kampionëve në fuqi të Skënderbeut. Ndërsa sot për mediat ka folur edhe tekniku brazilian i Tiranës, Ze Maria teksa thotë:

Gjendja e skuadrës – Gjendja e skuadrës është relativisht e mirë. Me përjashtim të Hoxhallarit të gjithë futbollistët e tjerë do t’i kem në dispozicion. Kështu që shpresojmë që të arrijmë rezultate pozitive.

Karabeci kapiten – Erando është një futbollist profesionist, por duhet të presë edhe pak. Skuadra nuk do të ketë shumë ndryshim nga hera e fundit. Grupi bëri një ndeshje të mirë kundër Luftëtarit duke marrë një fitore të rëndësishme.

Rezultati – Nuk kënaqem me barazimin. Skënderbeu ka një ekip shumë të mirë, janë kampionët në fuqi dhe për këtë meritojnë respekt. Do të kërkojmë të dalim me pikë të plota nga kjo ndeshje.

Fitore me Partizanin apo Skënderbeun – Në çdo ndeshje ne kërkojmë pikët e plota. Prandaj nuk kam pse të bëj dallime. Ne mund të marrim 6 pikë në këto dy ndeshje.

Sulmi dhe objektivat – Është ndeshje e rëndësishme, dhe kjo është e rëndësishme për të ardhmen. Në sulm kemi shumë alternativa. Nëse nuk luan Blazhevski atëherë kemi Ngo dhe Grecën. Lojtarët e sulmit janë duke dhënë më të mirën e tyre dhe kjo gjë më lumturon jashtë mase.

Pikët e premtuara – Kemi bërë mbledhje për këtë çështje dhe mendoj se tani jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tanë.

Derbi me Partizanin – Është herët për të folur për Partrizanin. Kemi ndeshjen em Skënderebun njëher pastaj me Ilirinë në Kupë. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb