Në intervistën e dhënë pas ndeshjes kundër Teutës, trajneri i Tiranës, Ze Maria, është shprehur se ka ngelur i kënaqur nga loja, por jo nga rezultati.

Braziliani për “super sport” ka evidentuar edhe një herë faktin se skuadrës i mungon një sulmues.

Çfarë ka ndryshuar te skuadra dhe sa i kënaqur jeni? Keni thënë se pas 3 ndeshjeve do e shikoni Tiranën….

Sigurisht jam i kënaqur përgjysmë sepse cilësia ishte më e lartë. Kemi luajtur me topin në këmbë sidomos me Hasanin. Shikoj një përmirësim dhe përveç rezultatit jam i kënaqur.

Mungesa e golit?

Na mungon ai lojtari i goli. Jemi të mbuluar ngushtë. Futbollistët që kam në dispozicion nuk shënojnë gol. Futja e Grecës e prisja një gol por përsëri nuk ndodhi.

Çfarë ndodh me Dokën kur ishte brenda normales…

Çdo futbollist mërzitet, është pak ky mentaliteti shqiptar. Unë nuk kam Kristiano Ronaldon në ekip, dhe në pozicionin e tij kam luajtur dhe unë dhe kështu duhet të bëjë sukses.

Nëse do i vije një notë Abibit, cila do ishte ajo?

Kam shumë komplimente dhe ka shpëtuar dy raste të pastra. Po tregon që çdo futbollistë ka shanset e tij. Ka luajtur dy ndeshje shumë të mira dhe jam i kënaqur.

Teuta bllokoj lojtarët e krahut apo detyrë e vendosur nga ju?

Të dy futbollistët duke qenë se ndryshuam modulin duke luajtur më shumë në qendër dhe lojtarët e krahut kërkuam më shumë që të mbroheshim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: