Trajneri i Tiranës, Ze Maria, ka dalë përpara mediave në kuadër të takimit që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 19:45 me Kamzën. Trajneri i bardhebluve shprehet se ekipi është gati dhe synon vetëm fitoren në këtë takim.

Kampionati
Me Prishtinën ishte një ditë e keqe, pasi ishim të ngarkuar. Tashmë jemi gati. Nuk kam asnjë shqetësim pas përgatitjeve. Jemi gati për Superioren.

Ndeshja me Kamzën
Duhet të përpiqemi të fitojmë dhe nëse duam ta bëjmë këtë atëherë duhet të mendojmë se çfarë do të bëjmë në fushë. Kamza ka ndryshuar por ne merremi me veten tonë. Duhet të tregojmë forcë dhe dëshirë.

Objektivat
Është herët të flasim për objektiva, jemi vetëm në fillim. Tifozëve ju them se do të përpiqemi në maksimum. Nëse nuk ndodh kjo, asnjë ska për të luajtur me mua. Do të kërkojmë të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht vështirësive. Klubi më ka dhënë lojtarë me kualitet dhe ata duan kohë të përshtaten. Doja një sulmues pasi Ngoo nuk është gati. Pas ndeshjes së tretë do të shihini Tiranën e vërtetë. Në fillim kanë rëndësi vetëm pikët.

Derbi
Unë njoh ekipin tim dhe jo të tjerët. Ndaj Tiranës të gjithë japin 100% Me të voglat është e vështirë, do mundohemi të shmangim vështirësitë.
Për sa i përket derbit është ende shumë herët për të menduar për Partizanin. Nuk e di çfarë ka ndodhur më para, por ka kohë, do të mendoj për ta pas ndeshjes me Skënderbeun. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb