Raporti është krisur. Rezultatet zhgënjejnë në këtë rikthim në Superiore, dhe pas 6 javësh, Ze Maria është pothuajse i shkarkuar. Presidenti Refik Halili, dhe drejtues të Tiranës, gjenden në një fazë ku presin të gjejnë me mirëkuptim zgjidhjen e kontratës, dhe Ze Maria të mos jetë më trajner i bardhebluve.

1 fitore, dy barazime dhe plot tre humbje, pas 6 javësh, kanë lënë një shije shumë të keqe. 5 pikë nuk mjaftojnë, dhe pritet që në orët në vazhdim, të merret një vendim final për teknikun. Drejtuesit duan të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi nëse e shkarkojnë, do duhej ta paguanin deri në fund të kontratës.

Ndërkohë, nuk mungojnë as emrat për të zëvendësuar brazilianin. Ardi Mema, për momentin zv/trajner te Flamurtari, në ndihmë të Ilir Dajës, flitet se mund të jetë pasardhës i Ze Marias. Tjetër emër që përflitet është edhe ai i Julian Ahmatajt, ku vjet ishte për pak kohë në krye të Kamzës, teksa edhe e shpëtoi nga rënie prej kategorisë./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb