Pas shkarkimit si trajneri i Tiranës, braziliani Ze Maria tha se Tirana ishte një martesë e cila u zgjidh me një divorc konsensual.

Sipas Ze Marias, përpjekjet për të mbajtur të gjallë këtë bashkëjetesë të firmosur 1 vit e gjysmë përpara, rezultatet e fundit e bën të pa shmangshëm prishjen e kontratës.

“Fakti që palët zgjodhën të bëjnë zyrtarë këtë vendim me një konferencë të përbashkët lamtumire konfirmon se gjithçka është zgjidhur me një marrëveshje xhentëlmenësh, kjo e vërtetuar nga të dy palët,” tha ai.

Për teknikun brazilian kjo ishte mënyra e duhur dhe momenti i duhur për t’i dhënë fund aventurës së tij tek Tirana me zhgënjimin e vetëm që nuk kishte kohë për të gëzuar tifozët: “Kur një martesë nuk shkon mirë provojmë që ta mbajmë, por ka momente që divorci është i domosdoshëm. Erdhi momenti që të kërkojmë divorcin midis nesh për shkak të rezultateve. Mendoj se është e drejtë të tërhiqet trajneri. Nuk është në karakterin tim që të drejtoj gishtin dhe të flas tani se çfarë mund të bëja ndryshe. Do të shohim me kalimin e kohës nëse problemi ishte i imi apo i presidentit.

Ndërsa Presidenti i Tiranës, Refik Halili me tone të ashpra tha se “nga sot nuk e bëjnë dot gazetarët formacionin”.

“Largimi i trajnerëve, është vetëm për rezultatet. Ka ikur Ilir Daja dhe Mirel Josa. A nuk mund të pyetet Josa, Daja a ndërhyn Halili në formacion. Mund të pyesni dhe Ze Marian. Nga sot e tutje do të ndërhyj meqë skam ndërhyrë. Jo se do të bëj formacionin, por do të jem shumë i kënaqur. Nuk do ta lejoj që formacionin ta bëjnë gazetarët. Unë kam dëgjuar në shumë studio, nëse do ta ngre dhe unë zërin nuk do të ketë ndonjë fryt te Tirana. Nuk flasim për arbitra nuk ngacmojmë askënd, por në përgjithësi ne që po rrijmë urtë po e pësojmë. Kur u ngrejnë zërin edhe juve kur u kërcënojnë rrini pinc nuk flisni. Ndërsa kur vjen puna te Tirana flisni çfarë të doni. Ka trajnerë që bëjnë 2-3 gazetarë për vete dhe ua bëjnë ata formacionin,” u shpreh ai.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb