“Derbi në fillim luhet pastaj fitohet”, mbi bazën e kësaj filozofie askush nga të dy trajnerët, Ze Maria dhe Gega,  nuk kanë preferuar të jap premtime të bujshme por e sigurt është se të dy trajnerët do të bëjnë gjithçka është e mundur për të fituar derbin, rëndësia e të cilit është e jashtëzakonshme. Është e vërtetë se të dy trajnerët e kanë për herë të parë derbin e kryeqytetit por si ish futbollistë kanë luajtur shumë derbe në të kaluarën e tyre dhe janë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë një takim i tillë.


Tirana-Partizani është ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar, si e tillë, presioni është prezent tek të dy trajnerët të cilët kurrsesi nuk dëshirojnë të dështojnë në këtë takim.  Ze Maria dhe Gega janë dy trajnerë me profile totalisht të ndryshëm me brazilianin i cili duket më i fiksuar pas detajeve, provon gjithnjë të surprizojë kundërshtarin, kjo e reflektuar shumë dhe mbi mënyrën se si ai e vendos skuadër në fushë nga minuta e parë, ku të gjesh një formacion tip nga ana e tij duket shumë e vështirë.


Ze Maria ka qenë gjithnjë prezent ne media, shpesh për vendimet e tij, shpesh për raportin për lojtarët, e fundit lenia në stol e kapitenit Karabecit, e shpesh duke i bërë presion drejtuesve me kërkesat e tij për merkato. Shumë më ndryshe është rivali i tij Skënder Gega. Të shohësh Gegën duke bërë protagonisitin është thuajse e pa mundur. Një trajner me shumë emër në futbollin shqiptar por me një profil të ulet mediatik, nuk replikën kurrë, nuk kërkon kurrë vëmendje, imazhi i tij është reflektuar shumë dhe tek skuadra.


Ndryshe nga sezonet e fundit, në shtëpinë e kuqe ka pllakosur heshtja, nuk merren me arbitra, nuk flitet për merkato e as për objektiva përtej logjikës, ashtu si trajneri i gjithë stafi dhe lojtarët duken me këmbë në tokë dhe të qetë. Derbi është prova gjeneralë për të dy trajnerët dhe një ndeshje e cila pritet të thotë jo pak për të ardhmen e tyre, mbi të gjitha për Ze Marian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb