Pas shumë tratativash ‘martesa’ mes Tiranës dhe Ze Maria-s do të vijojë edhe për 2 sezonet e ardhshme. Lajmin e ka konfirmuar sot klubi bardheblu i cili më në fund ka gjetur akordin me teknikun brazilian si dhe ndihmës trajnerin Marco Aurelio dhe përgatitësin atletik Rafael Costa.

Klubi bardheblu duket se i ka synimet e qarta për të ardhmen pas një sezoni të kaluar në Kategorinë e Parë. Në lajmërimin e tyre thuhet se marrëveshja e përbashkët me Ze Maria-n është arritur pasi klubi ka një projekt ambicioz.

Postimi i KF Tirana

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: