“Trishtim i pamasë”, “zë unik”, “legjend e këngës franceze”. Franca mban sot zi për humbjen e Françoise Ardit, një nga idhujt e fundit të viteve 60, që u nda nga jeta, njpftuan dje autoritetet.

“Mami iku”, me ato fjalë të thjeshta dhe me një foto me nënën e tij, djali i Toma Ditronit bëri të ditur lajmin për vdekjen e saj mbrëmë vonë, të martën, në rrjetet sociale.

Këngëtarja legjendare franceze u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin që nga viti 2004. Vdekja e saj erdhi pothuajse një vit pas humbjes së Jane Birkin në korrik 2023, një tjetër figurë ikonike e viteve ’60.

Hiti i saj i njohur i vitit 1968 “ Comment te dire adieu ” ishte titulli me të cilin u botuan sot shumë gazeta, si dhe postimet e bëra në rrjetet sociale, duke i bërë homazhe këngëtares së njohur.

“Si t’i themi lamtumirë asaj?”, ka postuar edhe Rachida Dutti, ministrja franceze e kulturës, duke i dhënë lamtumirën një “legjende të këngës franceze”.

“Një emblemë e Francës, një zë unik me një qetësi të veçantë, Françoise Ardi ka rritur breza francezësh dhe do të jetë gjithmonë aty në momentet e jetës”, ka reaguar Gabriel Atal.

Vdekja e saj trondit Francën: “Për mua ishte e gjithë fëmijëria ime”, rrëfen kryeministri francez në postimin e tij në X.

Në listën e vitit 2023 të revistës amerikane Rolling Stone me 200 këngëtaret më të mira të të gjitha kohërave, Françoise Ardi ajo ishte përfaqësuesja e vetme e Francës.

Sëmundja e rëndë u shfaq në jetën e saj që në vitin 2004 dhe mori shumë forma duke e detyruar të jetonte një makth.

Në vitin 2023 ajo rrëfeu për Paris Match se dëshiron “të largohej shpejt e shpejt, pa prova të mëdha, sepse është si të mos marrësh dot frymë”.

Për Ardin, gjithçka nisi në vitin 1962 me suksesin e saj të papritur ku shiti mbi 2 milionë kopje. “Tous les garçons et les filles”, një këngë që ajo e kishte shkruar dhe kompozuar vetë, u bë e rrallë për kohën.

Ajo ishte 18 vjeç në atë kohë dhe ky ishte rekordi i saj i parë. Ardi ishte këtu për të qëndruar dhe u bë ambasadorja e elegancës franceze dhe muzikës pop ndërkombëtarisht, “gruaja ideale” për Mick Jagger dhe një figurë e admiruar nga Bob Dylan dhe David Bowie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb