Po bëhen thuajse një vit prej kur Komisioni i Bashkimit Evropian, ka vendosur një pako masash ndaj Kosovës.

Njëra nga kërkesat e BE-së, për heqjen e masave ishte mbajtja e votimeve në veri, prillin e këtij viti, por përkundër saj, masat po vazhdojnë të mbesin akoma në fuqi dhe deri më tani s’ka ndonjë lëvizje sa i përket se kur do të hiqen ato.

Lidhur me heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, ka folur ekskluzivisht zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se Bashkimi Evropian, është i gatshëm të i heq masat për Kosovën.

Stano, thotë se për këtë ka një konkluzion të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme.

‘’Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023’’ thotë Stano.

Ai deklaron se autoritetet e Kosovës e dijnë se çfarë duhet të bëjnë për heqjen e masave.

“Autoritetet e Kosovës e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë”.

Stano, deklaron se Këshilli i Shteteve Anëtare të BE-së, ka ftuar përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, që të preznatoj një raport mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së, ndaj Kosovës, raport ky sipas tij është ende në finalizim dhe se thotë që së shpejti do të paraqitet tek shtetet anëtare të këshillit.

“Këshilli (Shtetet Anëtare të BE-së) ftoi Përfaqësuesin e Lartë Borrell që të prezantojë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Raporti është ende në finalizim dhe së shpejti do t’u paraqitet Shteteve Anëtare në Këshill”, deklaron zëdhënësi i BE-së.

Komisioni Evropian, vitin e kaluar kishte vendosur një pako masa si ndëshkuese ndaj Kosovës, sipas tyre për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: