Demokratët e Presidentit Biden dëshironin mbi të gjitha që ai të demonstronte gjatë debatit se ishte i fortë dhe plot energji, për t’u dhënë fund pikëpyetjeve të ngritura rreth aftësive fizike dhe mprehtësisë mendore të demokratit 81-vjeçar.

Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kritikuan ashpër njëri-tjetrin mbi çështjen e ekonomisë, abortin, imigracionin dhe politikën e jashtme gjatë mandateve të tyre, duke u dhënë votuesve një mundësi për të parë një debat mes kandidatëve më të moshuar presidencialë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Por, Presidenti Biden nuk i përmbushi pritshmëritë e tyre modeste në arenën më të madhe të politikës amerikane.

Në fund të debatit 90 minutësh, aleatët e presidentit demokrat, hartuesit e strategjive dhe drejtues të tjerë të fushatës i zuri paniku pas vështirësive që zoti Biden shfaqi gjatë debatit, pauzave të pakëndshme dhe një të folure të zbetë që shpesh ishte e vështirë të kuptohej.

Publikisht dhe privatisht, demokratët ngritën pikëpyetje nëse partia mund, ose duhet ta zëvendësojë zotin Biden si kandidatin e Partisë Demokrate në zgjedhjet e nëntorit përballë ish presidentit 78 vjeçar, Donald Trump.

Presidenti Biden “nuk do të largohet” nga gara e vitit 2024, tha një zyrtar i fushatës pas një debati të lëkundshëm të enjten vonë, që nxiti diskutimin midis disa demokratëve nëse ai duhet të zëvendësohet ose jo.

“Sigurisht që ai nuk do të largohet,” tha zëdhënësi i fushatës së Biden, Seth Schuster në një mesazh me tekst derguar shtypit amerikan.

Vetë presidenti Biden hoqi dorë nga spekullimet nëse ai duhet të “përkulet” pra të largohet gjatë vazhdimit të fushatës deri në nëntor , tani pas debatit.

“Jo. Është e vështirë të debatosh me një “gënjeshtar” citohet t’u ketë thënë sot gazetarve të Shtëpisë së Bardhë, Biden.

“New York Times theksoi se ai gënjeu 26 herë”, tha ai, duke iu referuar ish-presidentit Trump.

Performanca e Bidenit në debatin e së enjtes mbrëma me Trump u mbështet kryesisht nga demokratët, disa prej të cilëve kanë pranuar se do të ndezë bisedat nëse presidenti duhet të zëvendësohet në krye të biletës së demokratëve përpara konventës së gushtit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb