BRUKSEL- Margaritis Schinas, zëdhënës i Komisionit Evropian në një deklaratë para mediave në selinë e këtij institucioni në Bruksel, ka shpalosur axhendën disa ditore të presidentit të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Europian, Donalt Tusk dhe Martin Shulz. Schinas deklaroi se se ditën e nesërme presidenti Donalt Tusk do ta pres në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në ora 16:00.

Kjo deklaratë nxiti pyetje nga një gazetar për shkak të fjalës Republikë, kur dihet BE-ja ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, pasi janë edhe pesë vende anëtare që nuk e njohin Kosovën shtet.

Ju thatë Republika e Kosovës. A i bie teknikisht që Komisioni Evropian e njeh pavarësinë e Kosovës?

Margaritis Schinas u përgjigj duke korrigjuar në njëfarë forme fjalët e tij. “Ne nuk do të improvizojmë këtu pozicionin, ju e dini që pozicioni i Komisionit Europian është i ditur karshi edhe të drejtës ndërkombëtare, dhe qeverisë me shtete qe e njohin Kosovën si dhe ato shtete që nuk e njohin”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: