Një deklaratë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani:

“Ky akt terrorist nuk është vetëm një shkelje flagrante e parimeve dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, por edhe një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Kanaani.

“Akti i ri agresiv dhe terrorist i këtij regjimi në vrasjen e dëshmorit Haniyeh është pjesë e planit të gjenocidit palestinez, veçanërisht në 10 muajt e fundit, dhe synon rritjen e pasigurisë në rajonin e Azisë Perëndimore.

“Si mbështetëse dhe bashkëpunëtore e regjimit sionist në vazhdimin e pushtimit dhe gjenocidit të palestinezëve, qeveria amerikane është përgjegjëse për kryerjen e këtij akti të urryer terrorizmi.

Republika Islamike e Iranit dënon fuqishëm aktin agresiv të regjimit sionist në vrasjen e Muxhahidit të palodhur Sheikh Ismail Haniyeh dhe e konsideron të drejtën e saj të qenësishme t’i përgjigjet në mënyrë të duhur këtij akti agresiv kundër sovranitetit dhe integritetit të tij territorial.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb