TIRANË

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa akuzon kryetarin e bashkisë së Gramshit se i ka dhënë tender për blerje dru zjarri për shkollat një kompanie që është vendosur nën sekuestro.

Në një postim në “Facebook”, Zhupa shkruan se fituesi i tenderit është shpallur më 30 tetor dhe ka qenë kompania e vetme në garë e cila ka detyrime të papaguara. Sipas saj kjo kompani është vendosur nën sekuestro për shkak të ndëshkimit me gjobë për prerjen e pyjeve.

POSTIMI I INA ZHUPËS
Kryetari i emëruar me votime i Bashkisë Gramsh Klodian Taçe i jep tender për blerje dru zjarri për shkollat, kompanisë nën sekuestro për mos pagesë gjobe për prerje pyjesh!
Me 30 Tetor 2019 Bashkia Gramsh e drejtuar nga rilindasi i mbështetur nga Taulant Balla, Klodian Taçe ka shpallur fituese kompaninë të vetme në garë “Al-Mexwood”sh.p.k” me ofertën në vlerën 5. 863. 650 lek për “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019”

Kompania “Al-Mexwood”sh.p.k” ka marrë pjesë në tender në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin Publik” pasi rezulton me detyrime të pa paguara , konkretisht ndaj Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe pyjeve në vlerën 126.000 Leke. Sipas urdhrit të përmbarimit për sekuestro nr.2012 datë 10. 10.2019 është vendosur sekuestro mbi këtë kompani për shkak të ndëshkimit me gjobë për prerjen e pyjeve ne kundërshtim me ligjin.

Miqësia dhe mbështetja që i jep Balla kryebashkiakut Taçe ndoshta e ka ndikuar t’i ketë me sy pozitiv kompanitë që presin pyje!
Shkeljet e ligjit janë normë në qeverisjen e Ramës, si ne nivel qendror dhe lokal. Kjo ndalet vetëm me votë, me zgjedhje te reja lokale dhe të përgjithshme ku qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb