TIRANE

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë zëdhënësja e PD-së me anë të një njoftimi në Facebook. Më datën 20 maj, Ina ka sjellë në jetë vogëlushin e saj që ka vendosur ta quajë, Matias.


Përmes një statusi në Facebook, zëdhënësja ka falënderuar përzemërsisht mjekët që kanë asistuar me mjaft përkujdesje në lindje dhe ndër të tjera thekson se dita kur ka sjellë në jetë të birin ka qenë më e lumtura për të.


  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë


Falenderim i vecante!

20 Maj, ishte dita me e lumtur dhe kuptimplote e jetes time dhe te Fabit, Zoti na bekoj me djalin tone MATIAS ! Nipi i pare, i gjysh Apostolit dhe Kadriut, i nena Lubit dhe Lilit, i daja Ivit dhe xhaxhi Klajdit gezon shendet te plote.

Falenderim i vecante i takon Doktorit te mrekullueshem, atij qe ka nje vend te vecante ne familjen tone, Prof. Dr. Nikita Manoku qe na solli djalin ne jete shendosh e mire. Dr. Nikita ka pasur nje perkujdesje fantastike gjate pritjes se Matias, si dhe eshte doktori qe i ka shpetuar jeten mami Lilit para pak kohesh duke i dhene mundesine te shikoj nipin e saj.

Mjeket si Dr. Nikita Manoku jane aset i vendit dhe meritojne te ngrihen ne piedestalin e vleresimit te shoqerise dhe shtetit. Faleminderit edhe Dr. Enriketa Kroi, nje super mjeke, me nje kujdes special dhe miresi pafund, e cila bashke me Dr. Manokun ishin nje ekip te jashtezakonshem qe u kujdesen qe Matias dhe une te dilnim me sukses nga ky moment i jashtezakonshem per te dy.Faleminderit nga zemra Doktoreve te mrekullueshem te nje vendi si Shqiperia qe pak ka bere dhe ben per profesionin tuaj”- shkruan zëdhënësja e Partise Demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb