NGA VJOLLCA KONGJONI

TIRANE-
Zanatçinjtë shqiptarë tashmë do të kenë institucionin e tyre të përfaqësimit, Dhomën Kombëtare të Zejeve. Në përgatitje të strukturimit të kësaj Dhome, zejtarët kanë nevojë të njihen me ligjin që rregullon aktivitetin e tyre. Kjo detyrë i është ngarkuar Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe “Biznes Albania”, të cilët kanë nisur takimet në qytete të ndryshme të vendit.


[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1299020460146908/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]


Këtë radhë ata kanë zgjedhur ambientet e Panairit të Punës në Tiranë si mundësia më e mirë për të bashkuar tregun me profesionin. Për presidentin e “Biznes Albania”, Luan Bregasi, Dhoma Kombëtare e Zejtarëve është një nga projektet më të rëndësishme për sipërmarrjen private për shumë arsye.


“Përse e ka këtë vlerë? Sepse i ka munguar tregut të punës, strukturës së biznesit, për të gjithë biznesin e vogël, zanatçinjtë dhe profesionet e lira. Ky ligj i jep vlerë punës individuale, profesionit që ka një numër të madh. Janë 250 profesione të lira dhe mbi 70 zanate. Pse e duam këtë dhomë? Profesioni i zejtarëve trashëgohet dhe nuk ka pasur mundësi kualifikimi ndaj edhe dhoma do tua japë këtë mundësi, apo edhe të certifikojë profesionin”, tha Bregasi.

E pranishme në këtë takim ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka theksuar rëndësinë që merr promovimi i zejtarisë si pjesë e zhvillimit të turizmit. Në vendin tonë janë identifikuar mbi 70 profesione zejtarësh, të cilët do t’i përgjigjen nevojës së munguar të tregut të punës dhe ruajtjes së traditës së zanateve, si pjesë e identitetit kombëtar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb