Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News 24, komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Zekthi theksoi se konflikti mes tyre është shumë i ashpër, pasi SPAK po ndryshon ekuilibrat e pushteteve dhe ka marrë nën hetim çështje të mëdha.

Ai shtoi se Veliaj shpreson që Rama mund ta shantazhojë SPAK-un, por theksoi se Rama nuk ka forcë ta lirojë Veliajn nga burgu, pasi nuk e kontrollon Strukturën e Posaçme.

Fitim Zekthi: Mendoj se është konflikt shumë i ashpër mes Ramës dhe Veliajt sepse zullumi është shumë i madh. Për herë të parë, SPAK po prish ekuilibrat e pushteteve. SPAK ka ndryshuar edhe mënyrën si bëhen hetimet, merr në tërësi çështjen e hetimeve.

Rama dhe Veliaj e dinë shumë mirë se ku ka shkuar SPAK dhe çfarë hetimesh po bën Struktura e Posaçme. Veliaj shpreson që Rama të shantazhojë sa më shumë SPAK. Rama nuk ka fuqi të lirojë Veliajn, sepse nuk e kontrollon SPAK-un.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb