Në Zelandën e Re ka filluar referendumi, përmes të cilit do të përcaktohet nëse vendi do të ketë flamur të ri. Zelanda e Re ka më pak se një muaj kohë për të dërguar në votim, se cilin nga pesë flamujt, potencial të ri, ata preferojnë.

Një votim i dytë, do të behët në vitin 2016, ku banorët e Zelandës së Re, do të përgjigjen nëse ata duan të zëvendësojnë flamurin ekzistues. Kryeministri John Key ka thënë se flamuri i tanishëm nuk e përfaqëson Zelandën e Re, moderne.

Ai gjithashtu ka thënë se ky flamur është shumë i ngjashëm me atë të Australisë, por ka pranuar se sondazhet tregojnë se shumica e banorëve në Zelandë të Re, duan ta mbajnë flamurin e vjetër.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: