Zelanda e Re ka njoftuar një paketë sanksionesh shtesë ndaj entiteteve ruse, si dhe koreano-veriorëve, dhe mbështetje për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës , pasi lufta mes dy vendeve hyri në vitin e saj të katërt të hënën.
Sipas ministrit të Jashtëm Winston Peters , këto sanksione shtesë synojnë 52 individë dhe subjekte të përfshirë në “kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, sektorin e saj energjetik, mbështetjen e Koresë së Veriut për përpjekjet luftarake të Rusisë dhe zhvendosjen ose riedukimin e detyruar të fëmijëve ukrainas”.
Midis koreano-veriorëve ka personel të lartë ushtarak “të përfshirë në ofrimin e ndihmës strategjike për përpjekjet luftarake të Rusisë”, tha Ministria e Jashtme.
Ministria njoftoi gjithashtu një kontribut të mëtejshëm prej 3 milionë dollarësh për Fondin e Mirëbesimit për Ndihmën, Rimëkëmbjen, Rindërtimin dhe Reformën e Ukrainës, i cili po ndihmon Ukrainën dhe menaxhohet nga Banka Botërore.
Sipas zyrës humanitare të OKB-së, 12.7 milionë njerëz, ose 36% e popullsisë së Ukrainës, kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare në vitin 2025.
Zelanda e Re ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 1800 individëve dhe subjekteve, kryesisht rusë.
(A.A/BalkanWeb)
