Zelanda e Re zbuloi një rast të ri me linë e majmunit , duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara të virusit në pesë këtë vit, tha Ministria e Shëndetësisë.

Rasti i sapo konfirmuar ka një lidhje “të mundshme” me Festivalin e fundit të Krenarisë Dimërore në Queenstown, njoftoi transmetuesi publik Radio Zelanda e Re duke cituar ministrinë.

Rasti i fundit e çon numrin e rasteve të mpox në vendin e Paqësorit në 54 që nga shpërthimi i tij në qershor 2022.

Drejtoresha klinike kombëtare Dr. Susan Jack tha se Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Publik po heton pasi disa njerëz që morën pjesë në ngjarje — përfshirë rastin e së hënës — ranë në kontakt me njerëz që më vonë rezultuan pozitivë për mpox jashtë shtetit.

“Ndërsa është e mundur që raste të tjera mund të konfirmohen ende, është e rëndësishme të mbani mend se mpox është një infeksion i rrallë dhe rreziku i përhapjes së tij gjerësisht në Zelandën e Re mbetet i ulët”, citohet të ketë thënë ajo.

Mpox transmetohet te njerëzit përmes kontaktit të ngushtë me një person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pacientët shpesh fillojnë të shfaqin simptoma me ethe, nyje limfatike të zgjeruara, dhimbje shpine dhe dhimbje muskulore përpara se të shfaqet një skuqje në lëkurë.

OBSH në gusht e shpalli shpërthimin e mpox një emergjencë globale shëndetësore .

 

(A.A/BalkanWeb)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb