Në maternitet me biçikletë, në javën e 42-të të shtatzënisë. Këtë gjë e ka bërë Julie Genter, ministrja 38-vjeçare e Grave dhe Transporteve në Zelandën e Re, mbështetëse e flaktë e lëvizshmërisë me dy rrota e cila solli në jetë fëmijën e parë.

Pedalimi (me një biçikletë elektrike) deri në spitalin publik në Auckland, ku ajo kishte caktuar lindjen, mund të ketë lehtësuar procesin e lindjes.

“Ishte kryesisht rrugë në ulje”, komentoi nëna e re saj në faqen e saj të Instagram-it, ku paraqiti fotot e “udhëtimit” me burrin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Mëngjes i bukur këtë të diel për një xhiro në spital që më në fund të kem këtë vogëlush. Kjo është! Na uroni fat! Unë dhe partneri im morëm biçikletën sepse s’kishte mjaftueshëm vend në makinë… Gjithsesi, kjo bëri që të jem në gjendjen time më të mirë!”, shkruan politikania në Instagram.

Precedentët e ngjashëm në këtë vend janë të respektueshëm: në qershor, kryeministrja Jacinda Ardern u bë udhëheqësja e dytë botërore që u bë nënë ndërsa ishte në detyrë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb