ZELANDE E RE

Bilanci i viktimave në qytetin e Christchurch pas të shtënave me armë në dy xhami ka shkuar në 49 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Të paktën tre burra dhe një grua janë ndaluar . Kryeministri Jacnda Ardern e cilësoi ngjarjen një “sulm terrorist”.  Policia ka shpërndarë edhe pajisjet shpërthyese që gjenden në automjete të parkuara. Mes atentatorëve është edhe një qytetar australian, i cili ka publikuar një manifestim kundër emigrantëve.


Sulmi ishte një akt i hakmarrjes kundër pushtuese


Sulmi ishte një akt “hakmarrjeje ndaj pushtuesve, për qindra mijëra vdekje të shkaktuara nga pushtuesit e huaj në vendet evropiane në histori, për skllavërinë e miliona evropianëve të marrë nga tokat e tyre nga skllevërit islamikë, për mijëra njerëz të humbur në sulme terroriste në të gjitha vendet evropiane “.


Kryeministri: Autori është një ekstremist i djathtë

“Një ekstremist i krahut të djathtë, një terrorist i dhunshëm”. Kështu Kryeministri australian, Scott Morrison,e cilëson autorin e  masakrës në xhami të Christchurch, Zelanda e Re, e cila mori jetën e së paku 49 personave.

Masakra u njoftua në internet

Brenton Tarrant, kishte paralajmëruar gjestin e tij në forumin online “8chan” dhe i kishte planifikuar sulmet për dy vjet. Por ai zgjodhi Zelandën e Re si një objektiv vetëm tre muaj më parë. Të paktën kjo është ajo që del nga shkrimi 74 faqesh që ai kishte botuar në internet.

(BalkanWeb)

 

Etiketa: