ZELANDE E RE

Sulm me armë në dy xhami në Zelandën e Re. Pamje apokaliptike, njerëz të shtrirë, të gjakosur, të vdekur e të plagosur. Janë këto imazhet në mediat kryesore ndërkombëtare ditën e sotme. Sic raportojnë mediat e huaja një 28-vjeçar kanë hapur zjarr në dy xhami në komunitetin e Christchurch duke lënë të vdekur 49 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Dyshohet se autori kishte dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë, por policia po heton.


Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale dhe deri tani numri i të vdekurve ka arritur në 49.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia ka lajmëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë dhe ka ndaluar autorin kryesor dhe të dyshuarit e tjerë.


Sipas mediave lokale një prej personave që ka hapur zjarr është një australian dhe para sulmit kishte hapur një banderolë kundër emigrantëve. Ndërkohë që policia po heton për ngjarjen dhe pistën e një sulmi terrorist.

Për ngjarjen reagoi dhe kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinta Arden i cili e quajti ditën e sotme një nga më të errëtat e vendit.

“Një akt i pashembullt dhune. Është një ndër ditët më të errëta të Zelandës së Re.Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave por është një ngjarje e tmerrshme”- ka thënë ai. Sipas Associate Pres myslimanët përfaqësojnë 1,1% të popullsisë në Zelandës e Re.

(er.cu/BalkanWeb)

Etiketa: