Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për një “katastrofë humanitare” masive nëse nuk bie dakord për një zonë ndalim-fluturimi dhe paralajmëroi se vendi është në nivelin maksimal të kërcënimit.

“Rusia përdor raketa, avionë dhe helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, kundër qyteteve tona, kundër infrastrukturës sonë. Është detyrë humanitare e botës të përgjigjet”, tha ai në fjalimin e tij të përditshëm televiziv, raporton Reuters.

Ai tha se ukrainasit kanë treguar gjatë dy javëve të fundit se nuk do të dorëzohen kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb