Presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për kryerjen e më shumë se 2000 shkeljeve të armëpushimit të Pashkëve të presidentit rus Vladimir Putin, por sugjeroi zgjatjen e një pauze në sulmet ajrore pas një dite pa alarme për sulm ajror në të gjithë Ukrainën.

“Ushtria ruse ka shkelur armëpushimin e Putinit më shumë se 2000 herë”, tha Zelensky në mediat sociale. Por ai shtoi se nuk kishte “asnjë alarm për sulm ajror sot” dhe propozoi “të ndërpritet çdo sulm duke përdorur drone dhe raketa me rreze të gjatë veprimi në infrastrukturën civile për një periudhë prej të paktën 30 ditësh”.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb