Të paktën 41 persona janë vrarë dhe rreth 180 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus në qytetin ukrainas Poltava, ka bërë të ditur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të martën.

Sipas tij, qyteti lindor u godit nga dy raketa balistike ruse, raporton BBC.

Zelensky ka bërë të ditur po ashtu se disa persona janë shpëtuar pasi janë nxjerrë nga rrënojat.

Sipas tij, raketat goditën “territorin e një institucioni arsimor dhe një spitali aty pranë”.

Një nga objektet e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht, sipas presidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb