Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpreson se aleatët do të marrin një qëndrim më pozitiv për të ashtuquajturin planin e tij të fitores, pas zgjedhjeve në SHBA.
Zelensky ka thënë se kërkesa kryesore e planit, një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n, nuk është e mirëpritur nga disa partnerë kryesorë perëndimorë, veçanërisht Gjermania, raporton AP.
Ai ka thënë se Rusia gjithashtu ka të ngjarë të shikojë skenarin paszgjedhor në SHBA për të vlerësuar mundësinë e bisedimeve të armëpushimit me Ukrainën.
Teksa ka folur me gazetare vlerësuar se nëse marrëveshjet e pjesshme të armëpushimit mund të arriheshin mbi sulmet në infrastrukturën energjetike dhe rrugët e detit të Zi, kjo do të sinjalizonte fundin e “fazës së nxehtë” të luftës.