Ukraina ka marrë vetëm 10% të ndihmës ushtarake të SHBA-së të miratuar nga Kongresi në fillim të këtij viti, ka deklaruar presidenti Volodymyr Zelensky në një video-fjalim të publikuar të mërkurën.

Rusia, e cila dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, ka përshpejtuar përparimet e saj në lindje, raporton Reuters.

Ukraina po përgatitet gjithashtu për atë që mund të jetë dimri më i ashpër i luftës pasi sulmet ajrore ruse me rreze të gjatë shkatërruan atë që zyrtarët thonë se është rreth gjysma e kapacitetit të saj gjenerues të energjisë.

“Ti e bën punën tënde. Ti mbështetesh në rezerva, mbështetesh në brigada speciale, llogarit në pajisje të tilla. Dhe nëse merrni 10% të të gjithë paketës që tashmë është votuar… nuk është qesharake”, ka thënë Zelensky në anglisht për gazetarët nordikë të martën, deklaratë që u publikua e plotë në faqen e tij në Telegram të mërkurën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: