Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një konferencë për shtyp në Oslo ka deklaruar para mediave se zyrtarët ukrainas dhe amerikanë do të takohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme.

Duke folur me gazetarët, Zelensky këmbënguli se heqja e anëtarësimit në NATO për Ukrainën nga tavolina do të ishte një “dhuratë e madhe për Rusinë”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori një pushim nga vizita e tij në Oslo për të folur me liderët e BE-së përmes video-telefonit teksa ata u takuan në samitin e Sigurisë.

Duke iu drejtuar virtualisht liderëve të BE-së, të cilët u mblodhën në Bruksel për të diskutuar ndihmën ushtarake dhe financiare për Ukrainën, Zelensky tha se Vladimir Putin duhet të ndalojë kërkesat e panevojshme ndërsa paralajmëroi  se asgjë nuk ka ndryshuar pasi Rusia sulmoi infrastrukturën energjetike, pavarësisht se Putin u zotua të ndalojë sulme të tilla dje.

“BE -ja duhet të përfshihet në bisedimet e paqes , tha ai, duke kërkuar unitetin midis vendeve anëtare. Është thjesht anti-evropiane kur vendimet që janë të rëndësishme për të gjithë kontinentin ose që tashmë janë rënë dakord, bllokohen nga një person , shtoi ai.

Zelensky i i kërkoi Evropës të mos lehtësojë presionin ndaj Rusisë lidhur me luftën  dhe se sanksionet duhet të vazhdojnë.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb