Volodymyr Zelenskyy u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni teksa mbërriti në Borgo Egnazia të Italisë këtë pasdite për samitin e G7.

Udhëheqësit botërorë po mblidhen për të diskutuar një sërë çështjesh, me luftën në Ukrainë që do të jetë fokusi.

Samiti u hap sot me një marrëveshje të arritur mbi një propozim të SHBA-së për të mbështetur një hua prej 50 miliardë dollarësh për Kievin duke përdorur asetet e ngrira ruse si kolateral.

Është ndër një sërë marrëveshjesh që udhëheqësi ukrainas dëshiron të nënshkruajë gjatë samitit.

Ai do të nënshkruajë një marrëveshje të veçantë dypalëshe sigurie me SHBA-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb