Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi të premten se 49 të burgosur lufte ukrainas ishin kthyer në vendin e tyre nga Rusia, duke publikuar fotografi të burrave dhe grave të mbështjellë me flamuj ukrainas.

“Dyzet e nëntë ukrainas janë në shtëpi,” tha Zelensky në mediat sociale. “Këta janë ushtarë të forcave të armatosura të Ukrainës, Gardës Kombëtare, policisë kombëtare, shërbimit shtetëror të rojes kufitare , si dhe civilët tanë,” tha Zelensky, duke shtuar se përfshihen dhe luftëtarë nga beteja e Mariupolit në Azvostal të vitit 2022.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb