Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka udhëzuar autoritetet që të zhvillojnë propozime për të ashtuquajturin plan veprimi të brendshëm, për të ndihmuar vendin të përballojë luftën.

Është një dokument që do të trajtojë vendimet e brendshme në shumë fusha – industria ushtarake, mbrojtja, ekonomia, politika sociale dhe të tjera.

Në të njëjtën kohë, kjo nismë nuk është një alternativë ndaj Planit të Fitores së presidentit ukrainas.

Ndryshe nga Plani i Fitores për partnerët perëndimorë, ai do të përfshijë hapa që Ukraina duhet të ndërmarrë vetë.

“Presidenti i ka dhënë tashmë udhëzime [qeverisë] për të zhvilluar këtë plan”, tha një burim në ekipin e Zelensky.

Ai duhet të përgatitet dhe t’u prezantohet ukrainasve deri në fund të vitit.

“Qëllimi është të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur unitetin, dhe për të arritur rezultate në fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit”, shpjegoi burimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: