Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se Vladimir Putin kishte “frikë” nga negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, pasi presidenti rus përjashtoi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me homologun e tij ukrainas.

“Sot, Putin konfirmoi edhe një herë se ai ka frikë nga negociatat, ka frikë nga liderët e fortë dhe bën gjithçka që është e mundur për të zgjatur luftën”, postoi Zelensky në X.

“Çdo lëvizje që ai bën dhe të gjitha truket e tij cinike synojnë ta bëjnë luftën të pafund”, tha presidenti i Ukrainës.

Në mesditë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se nuk do të ulet në një tryezë me Zelenskyn. Nga ana tjetër, shefi i Kremlinit është shprehur i gatshëm për t’u takuar me presidentin e SHBA, Donald Trump.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb