Kur u bë president i Ukrainës, në prill 2019, Volodymyr Zelensky ishte një kryetar shteti pa përvojë politike apo ushtarake, për popullin ai ishte i njohur vetëm për rolin e tij si president… në një serial televiziv.

Sot Zelenski po përballet tani me luftën ve vendin e tij duke drejtuar ushtrinë Ukrainës si komandant i përgjithshëm përballë një ndër ushtrive më të fuqishme të botës, Rusisë.

Zelenski hyn tek ata njerëz që u bë President vetëm në bazë të popullaritetit të tij, si aktor komedian. 44-vjeçari nuk ka ndonjë eksperiencë paraprake në çështjet e ruajtjes së kufirit, ndryshe nga paraardhësit e tij.

I lindur në qytetin qendror të Krivi Rih nga prindër hebrenj, Zelensky, u diplomua në Universitetin e Ekonomisë në Kiev. Megjithatë, komedia ishte pasioni i tij. Në vitin 2003, ai bashkëthemeloi një kompani kinematografike, shkëlqeu ne serialin “Shërbëtor i popullit” në 2014 ku u shndërrua në personazhin më të famshëm në Ukrainë. 44-vjeçari portretizoi një profesor historie i cili u bë President i vendit.

Fjalimi ku profesori në serial flet kundër korrupsionit u bë viral në Ukrainë dhe bëri jehonë në të gjithë vendin. Zelensky vendosi t’i hynte rrugës së politikës në vitin 2019. Komediani, i martuar me dy fëmijë, i dha partisë të njëjtin emër si titulli i serisë në të cilën luante: “Shërbëtori i popullit” dhe fitoi zgjedhjet presidenciale me një rezultat historik duke fituar më shumë se 73 për qind të votave. Tani, ai po përballet me Vladimir Putin, një politikan me përvojë dhe ish-spiun i KGB-së.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb