Vladyslav Rudenko ishte vetëm 16 vjeç kur u rrëmbye nga forcat ruse dhe u dërgua në kampet për fëmijë në territoret e pushtuara të Krimesë dhe Hersonit. Pas nëntë muajsh në kushte të rënda, ai arriti të kthehej në Ukrainën e lirë, falë ndërhyrjes së organizatës humanitare “Save Ukraine”.

Ndryshe nga mijëra fëmijë të tjerë – mbi 20.000 sipas vlerësimeve ukrainase – të cilët ende mbahen në atë që Rusia i quan “qendra rehabilitimi”, Rudenko është një nga të paktët që ka rigjetur lirinë.

Presidenti Volodymyr Zelensky dhe përfaqësues të lartë të shtetit ukrainas kanë theksuar se prioritet i menjëhershëm është kthimi i të gjithë fëmijëve të rrëmbyer. Gjatë një deklarate të fundit, zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, e cilësoi situatën si një krim që duhet hetuar deri në fund, duke kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për autorët. Fushata e re ndërkombëtare #ChildrenAreNonNegotiable është thirrja e Ukrainës për ndërgjegjësim dhe veprim global.

“Vetëm një paqe e ndershme dhe afatgjatë mund të ndërtohet mbi kthimin në shtëpi të këtyre fëmijëve,” deklaroi Sybiha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: