Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky tha se do të donte që kandidati për president i SHBA Donald Trump t’ja tregojë sesi do të ndalë luftën në Ukrainë, brenda 24 orëve.

“Nëse Trump di si ta ndalë luftën, le të na tregojë sot”, tha lideri ukrainas. “Nëse pavarësia e Ukrainës kërcënohet, nëse humbim vendin tonë, ne duam të jemi gati për këtë, duam ta dimë”, tha ai.

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit Donald Trump ka thënë se nëse do jetë ai në krye të Shtëpisë së Bardhë, për 24 orë do e ndalte luftën.

Zelensky tha se do të donte ta takonte Trumpin dhe ai t’ja thoshte planin që ka për ta ndaluar luftën Ukrainë-Rusi. “Duam të dimë nëse pas nëntorit do të kemi mbështetje të fortë nga SHBA-të apo do të jemi vetëm”, tha Zelensky.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, duke shkaktuar mijëra viktima, por edhe dëme materiale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb