Duhet pritur ende, mbase jo shumë, për të parë De Ligt me fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Në Spanjë flasin për një krisje ndërmjet Juves dhe Ajax, sipas “Marca”: Holandezët nuk e kanë pritur aspak mirë faktin që bardhezinjtë kanë kontaktuar fillimisht me lojtarin duke gjetur akordin me të( 12 milion euro ne sezon për 5 vite) më pas kanë trokitur në dyert e Ajax me ofertën e parë: 55 milion euro kesh plus 10 të tjera bonuese.


De Ligt
De Ligt

Kjo ofertë ishte shumë e ulët në raport me atë që ofronte Barcelona: 75 milion euro kesh plus bonuese por Juve kishte marrë pëlqimin e lojtarit. Në të njëjtat kuota ishte dhe oferta e PSG por dhe në këtë rast De Ligt e kishte bërë zgjedhjen e tij. Në lidhje më këtë teme ka folur dhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Batomeu:


Bartomeu
Bartomeu

“E kam thënë prej kohësh, e di se ku do të shkoj De Ligt. Un nuk mund ta them pasi duhet ta bëjnë ata diçka të tillë”, u shpreh presidenti i Barcelonës duke lënë të kuptohet se De Ligt nuk do të transferohet në “Camp Nou”.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb