Vdekja e reperit të njohur amerikan Fatman Scoop i ka tronditur të gjithë. Gjithçka ndodhi krejt papritur teksa 53-vjeçari po këndonte në një koncert në Konektikat.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku më pas u konfirmua vdekja e tij. Lidhur me tragjedinë ka reaguar edhe Tuna e cila ka pasur një bashkëpunim me të rreth 8 vite më parë.

Ajo dhe Fatman së bashku me Franques sollën këngën “Knocks Me Out” në vitin 2016.

“Zemërthyer. U prehsh në paqe Fatman Scoop! Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës tuaj. Jam e lumtur që isha pjesë e saj”, ka shkruar ajo në një foto të postuar në InstaStory.

Kënga e tyre asokohe ka qenë një hit i madh që dëgjohej kudo.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb