Laboratori kriminalistik në Shqipëri e ka të pamundur të përftojë një profil gjenetik nga organi i zemrës që iu hoq Siamir Sulës në një spital në Spanjë, ku ai ndërroi jetë.

Organi i zemrës, që u soll në Shqipëri pas 3 vitesh përpjekje të motrës së viktimës, është mbajtur në lëndën formalinë, dhe që të përftohet AND-ja duhet të denatyralizohet, proces që nuk realizohet në Laboratorin kriminalistik në vendin tonë.

Lidhur me këtë fakt, motra e Saimir Sules, Majlinda Sula i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me një shkresë mbi përshpejtimin e procedurës që kjo procedurë të kryhet jashtë vendit.

Në shkresë theksohet se çdo vonesë është në dëm të zbulimit të së vërtetës dhe vënien në vend të drejtësisë për vëllain e ndjerë.

“Në vijim të komunikimeve shkresore dhe konkretisht kërkesës sonë të datës 14.12.2023, në të cilën kemi kërkuar nga ju përshpejtimin e procedurave që të bëjnë të mundur kryerjen e aktit të ekspertimit sa më shpejt të jetë e mundur, po ju drejtohemi me këtë kërkesë për informacion për tu informuar në lidhje me këtë procedurë.
Akti i ekspertimit me qëllim marrjen e mostrës biologjike për të përcaktuar profilin gjenetik (ADN) të tẽ ndjerit Saimir Sula, është një procedurë e cila do të kryhet në një laborator jashtë Republikës së Shqipërisë. Siç e kemi theksuar dhe më herët, ky proces ka një karakter urgjent dhe çdo ditë që kalon është në dëm të zbulimit të sẽ vërtetës dhe të vënies në vend të drejtësisë.
Theksojmë se koha është rrethana më e rëndësishme në të tilla procese dhe zvarritja kohore do të bënte të pamundur zbulimin e të vërtetës në lidhje me të ndjerin Saimir Sula. Duke qenë se Ministria e Drejtësisë është institucioni përgjegjës për koordinimin dhe komunikimin shkresor me institucione ose laboratorë jashtë Shqipěrisë, kërkojmë informacion se çfarë po ndodh me këtë procedurë kaq të rëndësishme për ne, çfarë ka ndodhur deri tani dhe cilat janë hapat e tjera që pritet të ndodhin.
Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, bazuar në nenin 12 i Ligjit Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikëne Shaipërisë” dhe nenin 3 i Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, përfundimisht,
KËRKOJMË:
Informacion në lidhje me procesin e kryerjes së aktit të ekspertimit për përcaktimin e profilit gjenetik për të ndjerin Saimir Sula”, thuhet në shkresë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb