Nga Durrësi, epiqendra e dëmtimeve më të mëdha nga tërmeti, presidenti Ilir Meta teksa shoqërohej nga kryetari i Parlamentit maqedonas, Talat Xhaferri, dhe kryetari i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti, shprehu mirënjohje për Maqedoninë e Veriut, për kontributin e saj me forca kërkimi-shpëtimi. Meta falenderoi forcat e kerkimit maqedonas per keto dy dite qendrimi ne zonat e prekura nga termeti.

“Faleminderit për kontributin tuaj. Nuk do ta harrojmë kurrë. Ky është moment i rëndësishëm solidariteti midis dy vendeve tona. Kualifikimi dhe eksperienca juaj kanë qenë të qarta. Dhe njëherë tjetër dua t’ju shpreh mirënjohje të thellë për këto 2 ditë e 2 netë që i keni kaluar këtu në kushte më të vështira. Nuk do ta harrojmë kurrë këtë ndihmë dhe solidaritet vëllazëror”, pohoi Meta.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Ali Ahmeti pohoi se për raste të tilla tragjedish natyrore duhet të jemi të përgatitur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shpreh mirënjohje për punën tuaj të deritanishme. Dua t’ju inkurajoj dhe dashtë zoti që tragjedi të tilla mos të ketë. Por këto janë zhvillime të paparashikueshme. Ne duhet të jemi të përgatitur. Më është bërë zemra mal kur kam dëgjuar më mediat shqiptare për punën dhe sakrificën n tuaj. Kam qenë krenar kur dëgjova që keni shpëtuar jetë njerëzish. I uroj të gjithëve shëndet, dhe Zoti ju ndihmoftë në misionin tuaj”, tha Ahmeti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: