NGA: BRIKENA METAJ
GJIROKASTER- “By pass-i i Gjirokastrës nuk do të ndërtohet”. Ka qenë ky konkluzioni i një takimi të zhvilluar në Gjirokastër ditën e enjten nga forumi për mbrojtjen e Gjirokastrës. Këshilltarja e ministres Mirela Kumbaro ka pohuar se nuk do të nis zbatimi i projektit për shkak të kundërshtive të mëdha nga banorët dhe grupet e interesit.

Një nga Inxhinieret e zonës, Pilo Dhami ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë e hartimit të këtij projekti, pasi është bashkia e Gjirokastrës ajo që ka kërkuar dhe hartuar akt – projektimin e këtij by-pass-i të shumëpërfolur. Sipas inxhinier Dhami ky debat është i vonuar

Projekti i by-pass-it në qendrën historike është prezantuar fillimisht në tetor të vitit të kaluar, i shoqëruar edhe nga zërat kundër. Pas debateve dhe konsultimeve me banorët ishte vetë ministrja Kumbaro, e cila pohoi se projekti që synon shmangien e lëvizjes së mjeteve përmes qendrës historike të Gjirokastrës, nuk do të zbatohet duke u kërkuar zgjidhje të tjera alternative. Ndonëse Bashkia Gjirokastër ka qenë qysh në krye të herës bashkudhëtarë e këtij projektit përmes zyrë së saj urbanistike dhe ka marrë pjesë në çdo hap të zhvillimit të tij, përfshirë dhe dëgjesën publike të organizuar prej saj në vjeshtën e vitit 2016, ajo ka qenë e distancuar nga debati.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: