“Zëra nga errësira” është libri më i fundit i UET-Press nga gazetarja e njohur Eni Vasili. Bëhet fjalë për shtatë rrëfime të rëndësishme nga personazhe të jetës së vështirë nën komunizëm. Por ky është libri më i fundit i kolanës së Institutit Europian Pashko dhe UET-PRESS.
Bëhet fjalë për 25 libra të publikuar vitet e fundit nga UET-PRESS për kujtesën e diktaturës.
Projekti i Kujtesës ka sjellë libra nga personazhe si Maks Velo, Spartak Ngjela apo Kurt Kola.
Para një jave u publikua libri “Jetë paralele”, një libër që ngjan si triller por që tregon përndjekjen ndaj Maks Velos nga Sigurimi i Shtetit.
Libri shkaktoi shumë bujë në median shqiptare dhe riktheu debatin për çështjen e hapjes së dosjeve.
Ndërkohë qëllimi i UET-PRESS është që të zbardhë historinë e së shkuarës komuniste.
Tre dekada më pas, kjo mbetet një sfidë e vërtetë dhe mjaft e vështirë, sipas protagonistit Maks Velo.
Por këto botime janë një dokument i rëndësishëm i kohës dhe kohërave që do vijnë, sikundër e përcakton gjeneral Rrahman Parllaku.