Atmosfera e tensionuar që u vu re fillimisht para godinës së Qeverisë, u përsërit dhe përpara selisë së parlamentit, ku manifestuesit u mblodhën duke ju përgjigjur thirrjes së drejtuesve të opozitës. Policia ndërhyri me gazlotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve të cilët tentuan të shtynin kordonin e policisë, ndërsa drejt këtyre të fundit, u lëshua një shi tymuesesh dhe shashkave. Menjëherë pas lëshimit të gazit, protuestuesit u larguan nga hyrja e parlamentit, për t’u rikthyer sërish me kalimin e minutave. Por policia përdori për herë të dytë gazin lotsjellës.

Më herët, para selisë së Qeverisë ku mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht në mbrëmje në protestën e radhës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit mundën të çajnë kordonin e policisë, përballë hyrjes qëndrore të godinës, pak pas përfundimit të fjalës së kryetarit demokrat Lulzim Basha, Ata qëndruan për disa minuta në shkallët e kryeministrisë, ndërkohë që forcat e policisë nuk ndërhynë për t’i sprapsur ata. Presidenti Ilir Meta bëri ndërkohë thirrje për një protestë paqësore dhe që të evitohen konfrontimet.

Në një postim në Tëitter ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dënoi aksionin e opozitës, ndërsa bën të ditur se ka patur të lënduar mes policvëve. “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan zoti Lleshaj.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie kalimtare e cila të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme, gjë e cila sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha “është një kusht I patjetërsueshëm”. Kërkesa e opozitës janë hedhur poshtë deri tani në mënyrë kategorike nga shumica e majtë, sipas së cilës opozita po kërkon të marrë pushtetin në tavolinë.

Kjo është protesta e 9 e opozitës që nga muaji shkurt, dhe e treta përpara selisë së qeverisë. Opozita është tërhequr nga parlamenti dhe deputetët e saj dorëzuan në bllok mandatet. Një vendim ekstrem i kritikuar hapur nga komuniteti ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer i bëri thirrje partive opozitare të riangazhohen në procesin politik , duke theksuar se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë. /Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb