Pas shumë problemeve në çift dhe ndarjes mes tyre, me shumë vuajtje sidomos nga ana e Zeta Jones, tashmë marrëdhënia e tyre duket se po shkon mësë miri.

Në daljen e fundit për mediat, çifti Zeta Jones dhe Michael Douglas janë shfaqur të lumtur, pa u ndarë në asnjë çast nga njëri-tjetri.

Çifti i famshëm i aktorëve Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas janë rishfaqur bashkë, teksa morën pjesë në një event të mbajtur në New York.

Sipas gazetës britanike “Mirror”, të dy po përpiqen që të rindërtojnë martesën e tyre 13 vjeçare. Ata kanë vendosur që të ndërrojnë edhe shtëpi, duke u zhvendosur në Bedford Hills të New York-ut. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb