POGADEC- Zëvendësambasadori britanik, Stephen Hickling deklaroi nga Pogradeci se për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë duhet një reformë e mirë në Drejtësi. Hickling pohoi se projektet e huaja janë anuluar, kjo për shkak të korrupsionit.

“Reforma duhet të jetë e mirë, që të përshpejtojë integrimin. Projekte të huaja janë anuluar, për shkak të korrupsionit. Në Shqipëri paguhen para për çështje të caktuara. Drejtësia nuk duhet të blihet dhe shitet në këtë mënyrë.”, tha Hickling.

Nga ana tjetër zëvendësambasadori britanik theksoi se një çështje më rëndësi e drejtësisë është ajo e Dritan Dajtit. “Ekziston një treg i zi avokatësh të pakualifikuar. Në këtë situatë të përfshirë gjyqtarë edhe avokatë”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: