Albana Kociu njoftoi në 24 korrik 2024 ndryshimin e listës aktuale të barnave të rimbursueshme, të cilave i shtohen edhe 50 medikamente të reja.
Përveç shtimit të listës me medikamente të reja pati edhe zëvendësimin e shumë prej tyre, duke ruajtur formulën gjenerike, por me çmime më të lira. Përdoruesit e tyre ankohen për mungesë efekti e të tjerë vendosin në dyshim besueshmërinë.
Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma thotë për News24 se kontrolli i barnave është i përmbushur në letra.
Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka detyrim ligjor të garantojë që medikamentet të cilat dalin në treg të jenë të kontrolluara në aspektin molekular. News24 i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë dhe Agjencisë për listën e re të barnave dhe kontrollin para daljes në treg, deri në këto momente nuk është marrë asnjë përgjigje.