Zëvendëspresidenti i Afganistanit, Abdul Rashid Dostum, ka shpëtuar pa lëndime, nga një sulm i dyshuar i talebanëve, ku ka mbetur i vdekur njëri nga truprojat e tij, tha policia.

Një zëdhënës i policisë rajonale, tha se autorët kishin sulmuar kolonën e zëvendëspresidentit Dostum më 30 mars, rrugës për në Mazar-e Sharif, një qytet ky në provincës Balkh, në veri të Afganistanit.

Munir Ahmad Farhad, zëdhënës i guvernatorit provincial të Balkh, tha se militantët talibanë e kishin sulmuar kolonën në dy pika, në qarkun Char Bolak dhe në Faiz Abad.

Përmes një deklarate, ushtria tha se katër talebanë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, gjatë këtyre dy sulmeve. Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësi i talebanëve mori përgjegjësinë për sulmin dhe tha se katër truproja të Dustom janë vrarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb