PRISHTINE- Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë, javën e ardhshme, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë për shpalljen e turit ballkanik prej 15 e deri më 17 gusht, thuhet se Biden do të mbajë takime me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por nuk është thënë se për cilat çështje do të diskutohet.

Kosovën dhe Serbinë e ka vizituar në muajin dhjetor edhe zyrtari tjetër i lartë i SHBA-ve, sekretari i shtetit, John Kerry.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: