Ka zgjatur vetëm 6 muaj aventura e ish-mbrojtësit të Partizanit, Eljon Sota, te skuadra e Suvon në Korenë e Jugut. I transferua në merkaton e verës, 26-vjeçari ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën koreane ku u aktivizua vetëm 33 minuta, duke dalë si lojtar i lirë.
Sota është shndërruar tashmë në një alternativë për klubet shqiptare, të cilat do të tentojnë ta afrojnë mbrojtësin në merkaton e janarit. Fieraku ka një eksperiencë pozitive në elitën e futbollit shqiptar, ku është aktivizuar 120 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola si dhe ka dhuruar 3 asiste.